Kapiteni i ri i Fiorentinës dedikim për Astorin: I besova shqetësimet, e vështirë të jetosh pa të

131
Largimi nga kjo jetë e Davide Astorit i dha mundësinë mesfushorit Milan Badelj të trashëgonte shiritin e kapitenit te Fiorentina, mirëpo me dëmtimin e këtij të fundit klubit italian i është dashur të zgjedhë liderin e ri.
Nderin për të marrë shiritin e kapitenit e pati German Pecela i cili i bëri edhe një dedikim prekës Davide Astorit.
“Kuptuam se duhej të jepnim maksimumin. Është një nder i madh për mua të jem kapiten, por ajo që ka më shumë rëndësi është dhënia e gjithçkaje për fanelën dhe ndihma që duhet të japim për djemtë e rinj.
Astori? Është shumë e vështirë te jetosh pa të. Davide është atje së bashku me ne në dhomën e veshjes dhe në palestër, gjithashtu fotografia e tij është atje. Ia kam besuar shqetësimet e mia Davidit dhe ai ka qenë dhe do të mbetet kapiteni ynë”, është shprehur i përlotur Pecela.