Kapelo sulmon Bonuçin: Je mësuar keq në Itali!

443
Sigal

Një nga trajnerët më fitues dhe më të mirë të Gadishullit Apenin ka mbetur i tronditur nga loja e Juventusit mbrëmë kundër Atletikos së Madridit, por mbi të gjitha habia e tij ka të bëjë me qasjen e disa prej lojtarëve më me eksperiencë të skuadrës bardhezi.

Ajo që ka irrituar jo pak ish-trajnerin e Milanit, Juventusit dhe përfaqësueses së Italisë ishte simulimi i Bonuçit me qëllim për të anuluar golin e Atletikos së Madridit.

“Në Itali i kemi mësuar keq. Sapo të përkëdhelin bie në tokë dhe të vërshëllejnë faull. Bonuçin vetëm sa e prekën pak, u hodh menjëherë dhe ky ishte rezultati. Qartësisht nuk ishte faull.”, ishin fjalët e Kapelos. Kujtojmë se mbrojtësi u rrëzua pas kontaktit te goli i Gimenez, i cili dërgoi topin në rrjetë. Pamjet kanë kapur edhe një plan tjetër të faullit…