Kapelo, “sheiku” i trajnerëve

546
Sigal

Tekniku i Rusisë merr 8,3 milionë euro në vit, gati dyfishin që merr Hoxhson i Anglisë

Fabio Kapelo është trajneri më i paguar në botë nga 32 ekipet që marrin pjesë në Kamionatin Botëror “Brazil 2014”. Bosi i Rusisë merr 8,3 milionë euro në vit, ndërkohë që më keq i paguari është tekniku i Meksikës me vetëm 150 mijë euro (kujtojmë se Xhani De Biazi merr rreth 180 mijë euro në vit). Italiani Kapelo merr te Rusia, gati dyfishin që merr Roj Hoxhson te Anglia (4,3 milionë euro), trajneri i dytë më i paguar. Trajneri i tretë më i paguar është italiani Çezare Prandeli me 3,2 milionë euro në vit, i ndjekur nga Otmar Hitcfeld i Zvicrës me afërisht 2.8 milionë euro në vit. Traneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari përfiton 2,9 milionë euro në vit, duke qenë i katërti më i paguar. Lëv i Gjermanisë është i gjashti me 2.7 milionë euro. Gjashtë nga trajnerët kanë punuar më parë në Angli, si lojtarë apo si trajnerë: Kapelo, Hoxhson, Skolari, Klinsman i SHBA-ve, Deshamps i Francëa dhe Keiroz i Iranit. Luis van Gal i Holandës pas Botërorit do të drejtojë Mançester Junaitid. Gjermanët janë trajnerët më të përfaqësuar në këtë Botëor, me katër të tillë: Lëvi te Gjermania, Hicfeldi te Zvicra, Klinsmani te SHBA-të dhe Finke te Kameruni. Janë tre trajnerë italianë në drejtim të Rusisë, Italisë dhe Japonisë, ashtu sikundër janë dhe tre argjentinas (Kili, Kolumbia, Argjentina); tre portugezë (Portugali, Iran, Greqi). Interesant është fakti se, nga tre trajnerët kolumbianë askush nuk e drejton vendin e tij, por janë te Hondurasi, Ekuadori dhe Kosta Rika. 18 nga 32 ekipet kombëtare drejtohen nga trajnerë të të njëjtës kombësi, ndërkohë që 14 janë të huaj. Nëntë trajnerë marrin më shumë se 2 milionë euro në vit. Pagesa vjetore e kombinuar e 32 trajnerëve në Botëror shkon në 48,527,681 Euro, ndërkohë që vlera mesatare e pagave është 1,516,542 Euro. Pesë trajnerët më të keq paguar janë: Migule Herrera i Meksikës (155,086 Euro), Xhejms Apiah i Ganës (186,101 Euro), Niko Kovaç i Kroacisë (200,830 Euro), Safet Susiç i Bosnjës (260,536 Euro) dhe Stefën Keshi i Nigerisë (289,996 Euro). Trajneri i Rusisë, Fabio Kapelo, merr 763 herë më shumë sesa është mesatarja e një rusi (10,887 Euro në vit), ndërkohë që Hoxhson përfiton “vetëm” 143 herë më shumë se mesatarja e një tifozi anglez. Është shumë intrigues fakti se, Kapelo merr në më pak se një javë atë që merr homologu i tij te Meksika. Rasti i pagesës më ekstreme është ai francezit me orgjinë tuniziane, Sabri Lmushi, i cili fiton te Bregu i Fildishtë 766,748 Euro, ose 795 herë më shumë sesa është paga mesatare në atë vend.

Rusia     F.Kapelo             8,302,289 Euro

Anglia   R.Hoxhson         4,340,784 Euro

Italia      Ç.Prandeli           3,193,508 Euro

Brazili   L.F.Skolari   2,936,136 Euro

Zvicra   O.Hitcfeld           2,767,461 Euro

Gjermania    J.Lëv                   2,662,249 Euro

Spanja   V.Del Boske       2,502,545 Euro

Holanda L.Van Gal           2,023,428 Euro

Japoni   A.Zakeroni         2,015,470 Euro

SHBA          J.Klinsman         1,937,361 Euro

Franca   D.Deshamp         1,596,869 Euro

Portugali      P.Bento        1,596,279 Euro

Iran       K.Keiroz             1,550,538 Euro

Kili       H.Sampaoli         1,311,822 Euro

Kolumbia     H.Pekerman        1,240,551 Euro

Australia      A.Postecoglu      1,031,183 Euro

Uruguai O.Tabarez           930,390 Euro

Bregu F.       S.Lamushi           766,748 Euro

Algjeria V.Halixhoçiç      744,249 Euro

Belgjika M.Vilmots          638,809 Euro

Greqia   F.Santos              638,809 Euro

Argjentina A.Sabela         604,698 Euro

Koreja J.      H.M.Bo        587,573 Euro

Hondurasi    L.F.Suarez          465,191 Euro

Ekuadori      R.Rueda              418,696 Euro

K.Rika  H.L.Pinto            325,672 Euro

Kamerun      F.Finke        291,558 Euro

Nigeria  S.Keshi        289,996 Euro

Bosnja   S.Susiç         260,536 Euro

Kroacia N.Kovaç             200,830 Euro

Gana            J.Apiah        186,101 Euro

Meksika       M.Herrera           155,086 Euro

Vlera në total e pagave: 48,527,681 Euro

Vlera mesatare e pagave: 1,516,542 Euro

Lojtari më i shtrenjtë i Zvicrës është shqiptari Xherdan Shaqiri me 20 milionë euro

 Ekipet dhe lojtarët më të shtrenjtë

 Spanja me 605 milionë euro dhe argjentinasi Lionel Mesi me 120 milionë euro janë ekipi dhe lojtari më i shtrenjtë në Botërorin “Brazil 2014”. Shifrat janë dhënë nga faqja e specializuar gjermane “Transfermarkt.de”. Interesant është fakti se, lojtari më i shtrenjtë i Zvicrës është shqiptari Xherdan Shaqiri me një vlerë tregu prej 20 milionë euro.

1. Spanja

Vlera e përgjithshme e ekipit: 605 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë:  Andres Iniesta (55 milionë Euro)

2. Gjermania

Vlera e përgjithshme e ekipit: 549 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Mario Götze (55 milionë Euro)

3. Brazili

Vlera e përgjithshme e ekipit: 467,5 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Nejmar (60 milionë Euro)

4. Franca

Vlera e përgjithshme e ekipit: 402,75 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Paul Pogba (45 milionë Euro)

5. Argjentina

Vlera e përgjithshme e ekipit: 361,5 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Lionel Messi (120 milionë Euro)

6. Belgjika

Vlera e përgjithshme e ekipit: 346,2 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Eden Hazard (45 milionë Euro)

7. Anglia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 334 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Uejni Runi (45 milionë Euro)

8. Italia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 318,5 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Mario Balotelli (30 milionë Euro)

9. Portugalia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 297,25 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Kristiano Ronaldo (100 milionë Euro)

10. Uruguai

Vlera e përgjithshme e ekipit: 217,63 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Edinson Kavani (60 milionë Euro)

11. Holanda

Vlera e përgjithshme e ekipit: 207,5 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Robin van Persie (40 milionë Euro)

12. Kroacia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 192,5 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Luka Modriç (40 milionë Euro)

13. Kolumbia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 190,2 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Xhejms Rodriguez (35 milionë Euro)

14. Zvicra

Vlera e përgjithshme e ekipit: 178 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Xherdan Shaqiri (20 milionë Euro)

15. Rusia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 155 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Igor Akinfev (20 milionë Euro)

16. Kili

Vlera e përgjithshme e ekipit: 139,30 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Arturo Vidal (44 milionë Euro)

17. Bregu i Fildishtë

Vlera e përgjithshme e ekipit: 121,7 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Jaja Ture (30 milionë Euro)

18. Kameruni

Vlera e përgjithshme e ekipit: 118,45 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Aleks Song (18 milionë Euro)

19. Bosnja

Vlera e përgjithshme e ekipit: 114,95 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Edin Dzeko (24 milionë Euro)

20. Japonia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 98 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Shinji Kagava (17 milionë Euro)

21. Gana

Vlera e përgjithshme e ekipit: 96,35 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Kuavadao Azamoah (20 milionë Euro)

22. Meksika

Vlera e përgjithshme e ekipit: 91,55 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Çikarito (16 milionë Euro)

23. Nigeria

Vlera e përgjithshme e ekipit: 86,85 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Xhon Obi Mikel (20 milionë Euro)

24. Greqia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 77,90 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Sokratis (15 milionë Euro)

25. Ekuadori

Vlera e përgjithshme e ekipit: 62,85 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Antonio Valencia (16 milionë Euro)

26. SHBA

Vlera e përgjithshme e ekipit: 57,80 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Clint Dempsey (7 milionë Euro)

27. Algjeria

Vlera e përgjithshme e ekipit: 57,20 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Sofiane Feghouli (12 milionë Euro)

28. Koreja e Jugut

Vlera e përgjithshme e ekipit: 51,40 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Heung-Min Son (14 milionë Euro)

29. Kosta Rika

Vlera e përgjithshme e ekipit: 29,63 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Bryan Ruiz (8 milionë Euro)

30. Iran

Vlera e përgjithshme e ekipit: 24,1 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Ashkan Dejagah (3 milionë Euro)

31.Hondurasi

Vlera e përgjithshme e ekipit: 21,15 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Emilio Izaguirre (4,25 milionë Euro)

32. Australia

Vlera e përgjithshme e ekipit: 19,45 milionë Euro

Lojtari më i shtrenjtë: Mile Jedinak (2,5 milionë Euro)