“Kanë kurdisur një ndeshje me një serbe ku duhet të humbas”, reagon avokati i Majlinda Kelmendit

652
Pak orë më parë në rrjetin social ‘facebook’ të xhudistes nga Kosova Majlinda Kelmendi u publikua një status ku sportistja pohonte se zyrtarët i kishin kurdisur një ndeshje ndaj një kundërshtarje nga Serbia ku duhet me patjetër të humbë.
“Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe. Është shumë e qartë tani se kjo po bëhet vetëm që disa zyrtarë tonë t’u hynë në b… ndërkombëtarëve dhe të shpëtojnë nga krimet e bëra. Prandaj, kërkoj nga ju që të më përkhrani duke më kthyer një përgjigje se a duhet të marr pjesë apo jo, dhe unë do të vendos në bazë të komenteve tuaja. Mos harroni që të bëni edhe share. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj. E juaja M.K.”
Disa çastë më vonë ky status është fshirë dhe avokati i xhudistes Majlinda Kelmendi, Arianit Koçi, ka reaguar duke thënë se dikush ka keqpërdorur emrin e sportistes. Për këtë avokati deklaron se do të bëjë kallzim penal.
“Sot, persona të pandërgjegjshëm, duke postuar nga nje profil i rrjeshēm në facebook, kanë shkruar gjëra te pavërteta në emër të kampiones botërore – Majlinda Kelmendi. Unë jam i autorizuar që të ushtroj kallezimi penal në emër të Majlindes ndaj ketyre personave të cilët i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindes, por edhe trajnerit të saj Driton Toni Kuka, dhe Federatës së Xhudos të cilët me mund e sakrifice kanë arritur sukseset më të mëdha, në sport dhe jo vetëm, në Kosoven e pasluftës”-shkruan Koci në Facebook.
Trajneri Driton Kuka ka mbajtur të njëjtin qëndrim ku me anë të një statusi në “facebook” ka shkruar se Majlinda nuk disponon asnjë llogari në këtë rrjet social dhe gjithashtu ka bërë thirrje për hetim.



Sigal