Kamza nuk fal Laçin, përforcon mesin e renditjes

550
Në ndeshjen Kamza-Laçi 3-1, vendasit e filluan me gol që në minutën e 3-të, duke e dhënë qartë përshtypjen se kishte vetëm fitoren si objektiv. Goli i Imerajt i mbylli 45 minutat e para me fitoren minimale 1-0, për ti dhënë golashënuesit të Laçit, Rexhinaldos, mundësinë e hapjes së rezultatit pas golit të tij në minutën e 57-të. Minutat drejt zhbllokimit të rezultatit u bënë të vështira për kamzalinjtë, të cilët vetëm 14 minuta e lanë ndeshjen të barabartë në rezultat. Në minutën e 74-t Imeri e kaloi në avantazh Kamzën, ndërsa Laçi nuk dukej shumë i fortë në ofensivë. Këtë e bëri Mehmeti për Kamzën, i cili në minutën e 3-të shtesë të pjesës së dytë shënoi golin e tretë, një fitore të pastër për skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu. Me këtë fitore, Kamza ngjitet në vendin e 4-t me 26 pikë, ndërsa Laçi në vendin e katërt me 27 pikë.
Sigal