Kamza në merkato, 4 futbollistë e përgatitës atletik italian

587
Skuadra e Kamzës, e cila do të marrë pjesë këtë sezon në Kategorinë Superiore, dje ka zyrtarizuar katër blerje të reja, njëherësh edhe një përgatitës atletik italian, Luka Guerra. Katër futbollistët janë: Argent Halilaj, Bruno Arrabal, Alfred Zefi dhe Hektor Idrizaj, të cilët u prezantuan në ambientet e klubit, edhe në praninë e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.

Drejtuesit e klubit kamzali, bëjnë me dije se nuk do të ndalet këtu dhe gjatë këtyre ditëve të merkatos, por do të vijojnë bisedimet edhe me lojtarët të tjerë, të cilët do t’i bashkohen skuadrës për të plotësuar kërkesat e trajnerit Ramadan Ndreu. Gjatë prezantimit të futbollistëve dje, kryebashkiaku Mziu premtoi, se Kamza në këtë sezon do të jetë një ekip konkurrues në Kategorinë Superiore, si dhe u shpreh i kënaqur me blerjet e reja. Presidenti i skuadrës, Naim Qarri, deklaroi se priten të tjerë emra gjatë merkatos. 
Sigal