Kamza masakrohet nga arbitri e largohet nga fusha, Lushnja luajti “teatër” me Teutën

163
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Në tre ndeshjet e javës së 26-të kishte të veçanta, braktisje të fushës e protesta ndaj vendimeve të gjyqtarëve, sot luhen dy të tjerat
Java e 26-të e Kategorisë Superiore, tregoi se gara që zhvillojnë 10 ekipet e këtij kampionati ka hyrë vërtet në “pikun” e saj, jo vetëm në rivalitetin në fushë, por edhe jashtë saj. Në tre ndeshjet e luajtura dje, në Laç, ekipi i Kamzës u përball me një gjykim të njëanshëm nga vendimet e arbitrave. Gjyqtari Ardian Beqiri, si dhe ndihmësit e tij, Gernat Qirici e Reidi Zaimi, të tre kolegjiumit të Tiranës, dhanë vendime jo të drejta në dëm të skuadrës së Kamzës, çka e detyroi trajnerin Ramadan Ndreu, që ta tërhiqte skuadrën nga fusha e lojës për disa minuta. “Unë e kam deklaruar sot (dje) edhe në mediat e tjera, po jua them edhe ju, se protesta jonë ishte e shkurtër, sepse nuk mundnim të braktisnim fushën. Më duhet që të shoh edhe një herë rastet, dhe pastaj natyrisht që do të dal me një qëndrim timin”, kështu deklaroi dje trajneri Ndreu për gazetën “Telegraf”, duke e zbardhur paksa edhe atë vendim ekstrem, i cili nëse do të kishte zgjatur më shumë në kohë, do t’i kushtonte Kamzës dënim shumë të ashpër. Në tërësinë e kësaj ndeshjeje, ndaj Kamzës u dhanë katër kartonë e verdhë dhe një karton i kuq, si edhe disa pozicione të dyshimta jashtë loje të akorduara nga arbitri. Këto ishin ato çka arbitrat në fjalë i bënë një regres garës, duke hamendësuar edhe për ndonjë rezultat të paramenduar nga ana e tyre në këtë ndeshje. Në takimin tjetër të mesditës, Lushnja-Teuta, veç 5 golave që u shënuan, u pa edhe një dukuri që ndoshta shikuesit e futbollit shqiptar i kishte marrë malli ta shihnin. Fjala është për rrjedhën e lojës e të rezultatit nga skuadra e Lushnjes, e cila me “teatrin” e saj, bëri një skenë të pahijshme në stadiumin “Roza Haxhiu”. Sepse në pjesën e parë, sulmuesi Canka jep “shfaqje” në shënimin e festimin e dy golave të shënuar prej tij, duke dashur të kuptohej se e kishin seriozisht fitoren ndaj Teutës. Por vetëm në pjesën e parë mbeti ky iluzion, pasi me fillimin e pjesës së dytë, ekipi lushnjar fillon shthurjen. Mbrojtja dukej si e lodhur dhe luajti shumë e hapur, aq sa me të drejtë mediat dje e quajtën si “kamerdare që futi ujë”. Ndeshje polemikash, vendime të dyshimta të arbitrave dhe lëshime në rezultat, këto ndodhi të djeshme në dy ndeshjet në fjalë, treguan se Kategoria Superiore e ka të vështirë që të ndahet nga fenomenet e së shkuarës së saj, vit pas viti. 
Gara e egër mes ekipeve për arritjen e objektivave, njëherësh edhe lëshimi i hapur i skuadrave pa synime, ka bërë që Superiorja të tregojë këto dritëhije në lojë e në rezultate.

SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-1
Skënderbeu i pa “ngopur”, me favore në gjykim, e largon Luftëtarin nga Evropa
Në sfidën e djeshme Skënderbeu e ka nisur me gol kundër Luftëtarit, që në minutën e 32-të me autor Xhejms. Ai ka shënuar një gol të bukur pas një krosi të saktë në zonë, e pasi shmangu Jakovljeviç, lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë. Por, në rastin e golit të dytë të korçarëve, pati protesta. Në minutën e 44-të, sulmuesi Soue “vjedh” një penallti të pamerituar, teksa përballë portierit Athanasopulos rrëzohet. Dhënia e penalltisë shkaktoi protesta pa fund nga skuadra gjirokastrite, por ato rezultuan pa vlerë. “Penalltisti” Sabien Lilaj shënoi me qetësi, duke fiksuar rezultatin 2-0 në pjesën e parë. Por edhe me fillimin e pjesës së dytë, Luftëtari protestoi për një penallti të pa dhënë në favorin e tij nga asistenti Ilir Tartari. Por gjirokastritët nuk u dorëzuan, dhe në minutën e 71-të shkurtuan diferencën e golave me anë të Liçajt, duke e rihapur ndeshjen. Deri në fund ishte Luftëtari që e dominoi ndeshjen, por portieri Teqja që hyri si zëvendësues i Shehit, u bë “hero” i fitores së Skënderbeut.

Ndeshjet-Java e 26-të
Dje, datë 18 mars 2018 
Laçi-Kamza 2-0

Shënues: Uzuni 70’′, 
Rexhinaldo 90+1’
Lushnja-Teuta 2-3

Shënues: Canka 15’, 34’/ 
(p) 45’, Gjeorgievski 60’, 
Dediç 90+3’
Skënderbeu-Luftëtari 2-1

Shënues: Xhejms 33’, 
Lilaj (p) 45’/ Liçaj 70’
Sot, datë 19 mars 2018 
Kukësi-Vllaznia 14:00
Partizani-Flamurtari 17:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 256 60
2. Kukësi 25 42
3. Laçi 26 42
4. Luftëtari 26 37
5. Flamurtari 25 37
6. Partizani 25 36 
7. Kamza 26 34
8. Vllaznia 25 27
9. Teuta 26 26
10. Lushnja 26 10