Kampioni Usain Bolt: Jam gati, është koha e duhur

513
Natyrisht që, në datën 5 gusht, ora 22:45 kur do të zhvillohet gara finale e 100 m për meshkuj, sytë e veshët do të jenë te Xhamjakani Usain Bolt, aktualisht kampioni i Botës në këtë garë. Dy ditë para startit të Kampionatit Botëror të Atletikës, Bolt ka deklaruar se do të synojë të fitojë 100 milionë për herë të katërt, më parë se të formojë katërshen e Xhamajkës në stafetën 4X100 m. “Gara ime e fundit në 100 metra ishte në kohën 9.95, që tregon se po shkoj në drejtimin e duhur. Ka të bëjë shumë, se cili do ta mbajë më mirë ritmin gjatë garës, por unë gjithmonë kam qenë i gatshëm. Në Londër është koha e duhur”, kështu ka deklaruar Kampioni i Botës në garën e 100 metrave.
Sigal