Sigal

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Claudio Gentile, ka treguar sesi do ta markonte yllin brazilian, Neymar, i cili nga shumë mbrojtës akuzohet për simulime.

Gentile njihej si mbrojtës me ndërhyrjeje të ashpra gjatë karrierës së tij si futbollist dhe u bë i famshëm për markimin e Zicos dhe Diego Maradonës në Kupën e Botës, që Italia e fitoi në vitin 1982, transmeton Gazeta Express.

“Çfarë do të bëja nëse do të duhej ta markoja Neymarin? Nuk mund ta them dot… por sigurisht që do të përpiqesha ta bindja të bëhet njeri serioz”, ka thënë ish-mbrojtësi i Juventusit për Gazzetta dello Sport.

“Zico dhe Maradona? Ata ishin kampionë që s’i shkruanin skriptet. Për dallim nga ta, ai tenton ta drejtojë ndeshjen në mënyrën e gabuar. Më pëlqen ai, por ende nuk është në nivelin e tyre. Ai harron se duhet të jetë shembull udhëheqës”, shtoi ai.