Kampionët shqiptarë të atletikës mbërrijnë në Beograd

556
Nga data 2 e deri më 5 mars 2017, në Beograd të Serbisë do të zhvillohet Kampionati Europian i Atletikës, i cili është një event i madh jo vetëm evropian, por edhe më gjerë. Shqipëria merr pjesë me atletët Luiza Gega në vrapimet e gjysmëthellësisë dhe Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, të cilët, me trajningun e trajnerëve të tyre, Taulant Stërmasi për Luizën dhe Vildan Tufi për Izmirin, i kanë mbyllur përgatitjet e tyre në të gjitha drejtimet, për të qenë jo vetëm konkurrentë. Të dy atletët shqiptarë, së bashku edhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, kanë shkelur në Beograd, në një atmosferë e cila u jep shpresë për të treguar jo vetëm vlerat individuale, por edhe ato kombëtare. Vetë Presidenti i FSHA-së nga Beogradi, deklaroi për gazetën “Telegraf” se të dy atletët tanë e meritojnë këtë pjesëmarrje. “Së pari, do tu thosha se ata janë aty se e meritojnë me ato rezultate që kanë arritur, dhe ne jemi krenarë për ta. Si Luiza, ashtu edhe Izmiri do të kenë në garë atletë në niveleve të larta botërore dhe evropiane, pasi ky Kampionat Evropian është edhe testi për kualifikimin në Kampionatin Botëror të Atletikës që do të zhvillohet në Londër gjatë muajit gusht të këtij viti. Jemi të bindur se të dy atletët tanë do të arrijnë rezultate të larta në këtë Europian”.
Sigal