Dominon në të tria kategoritë, ndërsa është fituese si për femra, ashtu dhe për meshkuj. Të gjitha rekordet kombëtare i përkasin notarëve të kësaj Akademie
GJERGJ VYSHKA
“Stela” është mbretëresha e sportit të notit, ndërsa është kampione e Shqipërisë për fëmijë. Është kampione e Shqipërisë në bashkimin total të pikëve të tria kategorive, A, B dhe C. A-ja ka mbledhur ekipet e moshës 13-14 vjeç; B-ja ato të moshës 11-12 vjeç dhe C-ja ato të grupmoshës 9-10 vjeç. Në përfundim, Stela është kampione për femra me 585 pikë, kurse për meshkuj me 393 pikë.
GARAT
Për dy ditë me radhë, gati 12 ekipe, që ishin Stela, Vlora Not, Tirana, Tradita, Partizani, Vllaznia, Eagles, Teuta, Butrinti, Studenti, Uillson, Shoqata e Sporteve të Ujit, kanë sjellë mbi 100 fëmijë. Garat janë zhvilluar paradite dhe pasdite, ndërsa kanë nisur në ora 10:00 dhe në ora 16:30. Dhe vetëm në pasditen e vonë të së dielës kanë përfunduar këto gara për fëmijë. Janë munduar Teuta, Partizani, Vllaznia, Tirana, Eagles apo dhe ndonjë skuadër tjetër që të rivalizojë me Stelën. Por duket se ka qenë e pamundur, nisur dhe nga fakti që Stela mbetet gjithnjë e pamposhtur. Gara me nivel, që në fund prodhuan atë që është mësuar të shpallet kampione, si dhe të thyejë rekorde dhe të marrë medalje. Ndaj duket e vështirë të thyhet ky ekip
GATI KAMPIONATI I TË RRITURVE
Aktiviteti më i madh i stinës së dimrit, teksa bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të të rriturve, i cili do të zhvillohet, më 20 prill. Këtu priten rezultatet më të mira, por gjithmonë kundërshtari për t’u mundur është Stela. Sepse të gjithë e vlerësojnë për atë që bën dhe ndërton gjatë gjithë vitit. Ndaj është kampione absolute, sidomos për fëmijë
SHTATË, REKORDE KOMBËTARE
Duket si një kampionat kombëtar i varfër në rekorde, ndërsa për fëmijë janë thyer vetëm shtatë. Kështu në kategorinë A, që është për moshën 13-14 vjeç, janë pesë rekorde që i përkasin “Stelës”. E ka nisur Telma Harshova, e cila në 100 metra stil i lirë ka dhënë kohën e re 1’19”04, ndërsa koha e mëparshme ishte 1’19”32. Më pas ka vazhduar Jona Thomai në 100 metra shpinë me kohën e re 1’11”72, kurse rezultati i mëparshëm ka qenë 1’12”20. “Stela” përmirëson kohën në stafetën 4×50 metra stil i lirë; nga 2’12”47 në 2’08”44. Të njëjtën gjë bën në 4×100 metra stil i lirë; nga 4’46”53 në 4’45”03. Dhe në fund “vulos”dhe rekordin e 4×50 miks; nga 2’24”19 në 2’19”24. Po kështu, po “Stela”, përmirëson dy rekorde kombëtare për moshën 9-10 vjeç, femra, që i përkasin stafetave. Në 4×100 miks, “Stela” jep kohën e re 6’39”59, ndërsa rezultati i vjetër ishte 6’58”09. Dhe po kështu, tashmë në 4×50 metra miks, jep kohën e re 2’56”81, kurse e vjetra ishte 3’05”09.
REKORDET E REJA KOMBËTARE
MOSHA 13 – 14 VJEÇ/KATEGORIA A
FEMRA
100 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 1’19”04
100 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 1’11”72
4×50 M STIL I LIRË STELA 2’08”44
4×100 M STIL I LIRË STELA 4’45”03
4×50 M MIKS STELA 2’19”24
MOSHA 9-10 VJEÇ/KATEGORIA C
FEMRA
4×100 MIKS STELA 6’39”59
4×50 MIKS STELA 2’56”81
REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË NOTIT PËR FËMIJË
KATEGORIA A/13-14 VJEÇ
FEMRA
50 M STIL I LIRË ELISA KAÇURRI (STELA) 30”82
100 M STIL I LIRË SARA DANDE (STELA) 1’06”72
200 M STIL I LIRË SARA DANDE (STELA) 2’21”91
400 M STIL I LIRË SARA DANDE (STELA) 4’55”72
800 M STIL I LIRË SARA DANDE (STELA) 10’15”55
50 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 36”68
100 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 1’19”04
200 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 2’49”97
50 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 33”69
100 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 1’11”72
200 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 2’34”31
50 M DELFIN ANJA MEÇE (STELA) 35”44
100 M DELFIN GRESI VORA (TEUTA) 1’38”06
100 M KATËRNOTIM ESLI LUMI (TIRANA) 1’32”63
200 M KATËRNOTIM TELMA HARSHOVA (STELA) 2’38”85
SPORTISTJA MË E MIRË: TELMA HARSHOVA (STELA) 987 PIKË FINALE
MESHKUJ
50 M STIL I LIRË JONI HALILAJ (TRADITA) 29”14
100 M STIL I LIRË ALESSANDRO MUKA (TEUTA) 59”35
200 M STIL I LIRË ALESSANDRO MUKA (TEUTA) 2’10”47
400 M STIL I LIRË ALESSANDRO MUKA (TEUTA) 4’37”41
800 M STIL I LIRË ALESSANDRO MUKA (TEUTA) 9’37”72
50 M BRETKOSË ENDI KOLA (STELA) 33”78
100 M BRETKOSË ENDI KOLA (STELA) 1’15”10
200 M BRETKOSË ENDI KOLA (STELA) 2’45”28
50 M SHPINË GRESI KOXHAKU (STELA) 31”35
100 M SHPINË FLAVIO KORA (EAGLES) 1’06”97
200 M SHPINË GRESI KOXHAKU (STELA) 2’32”79
50 M DELFIN PAOLO ANDONI (PARTIZANI) 31”05
100 M DELFIN FLAVIO KORA (EAGLES) 1’07”90
200 M DELFIN ZEKI METALLA (STELA) 2’38”81
100 M KATËRNOTIM JONI HALILAJ (TRADITA) 1’15”09
200 M KATËRNOTIM ENDI KOLA (STELA) 2’29”94
SPORTISTI MË I MIRË: ALESSANDRO MUKA (TEUTA) 889 PIKË FINA
KATEGORIA B/11-12 VJEÇ
FEMRA
50 M STIL I LIRË EMA KOLA (STELA) 32”97
100 M STIL I LIRË ILARIA BALLA (TEUTA) 1’13”18
200 M STIL I LIRË ILARIA BALLA (TEUTA) 2’43”04
400 M STIL I LIRË ILARIA BALLA (TEUTA) 5’56”88
50 M BRETKOSË JULKA GJILO (TIRANA) 43”88
100 M BRETKOSË JULKA GJILO (TIRANA) 1’34”34
200 M BRETKOSË JULKA GJILO (TIRANA) 3’19”59
50 M SHPINË EMA KOLA (STELA) 39”31
100 M SHPINË EMA KOLA (STELA) 1’26”63
200 M SHPINË DEA LIMAJ (STELA) 3’27”97
50 M DELFIN EMI METALLA (STELA) 34”75
100 M DELFIN EMI METALLA (STELA) 1’19”34
200 M DELFIN EMI METALLA (STELA) 3’02”62
100 M KATËRNOTIM EMI METALLA (STELA) 1’23”19
SPORTISTJA MË E MIRË: EMI METALLA (STELA) 665 PIKË
MESHKUJ
50 M STIL I LIRË VANGJEL BRAKA (TRADITA) 33”71
100 M STIL I LIRË KLERENC VORA (TEUTA) 1’14”34
200 M STIL I LIRË KLERENC VORA (TEUTA) 2’37”60
400 M STIL I LIRË JORDI GJINI (EAGLES) 5’28”03
50 M BRETKOSË DANIEL LUGA (STELA) 46”51
100 M BRETKOSË MATIAS ALIAJ (EAGLES) 1’36”41
200 M BRETKOSË MATIAS ALIAJ (EAGLES) 3’25”75
50 M SHPINË VANGJEL BRAKA (TRADITA) 36”84
100 M SHPINË JORDI GJINI (EAGLES) 1’19”63
200 M SHPINË VANGJEL BRAKA (TRADITA) 2’48”84
50 M DELFIN MATIAS ALIAJ (EAGLES) 37”13
100 M DELFIN HERMES BALLA (STELA) 1’31”40
200 M DELFIN KLERENC VORA (TEUTA) 3’22”88
100 M KATËRNOTIM DENI MUSTAFARAJ (TEUTA) 1’33”68
200 M KATËRNOTIM KLAUDIO HAJDINI (STELA) 3’11”72
SPORTISTI MË I MIRË: JORDI GJINI (TRADITA) 514 PIKË
KATEGORIA C/9-10 VJEÇ
FEMRA
50 M STIL I LIRË JULIA XHAKA (TIRANA) 34”30
100 M STIL I LIRË JULIA XHAKA (TIRANA) 1’15”21
200 M STIL I LIRË LIANA MUKA (STELA) 2’54”94
400 M STIL I LIRË JULIA XHAKA (TIRANA) 5’50”25
50 M BRETKOSË ARLA DYRMISHI (STELA) 54”75
100 M BRETKOSË ADA CUKA (STELA) 2’09”97
50 M SHPINË MEI SOKOLI (EAGLES) 43”41
100 M SHPINË MEI SOKOLI (EAGLES) 1’35”65
50 M DELFIN ARLA DYRMISHI (STELA) 39”53
100 M DELFIN ARLA DYRMISHI (STELA) 1’37”27
100 M KATËRNOTIM JULIA XHAKA (TIRANA) 1’26”44
200 M KATËRNOTIM JULIA XHAKA (TIRANA) 3’03”60
SPORTISTJA MË E MIRË: JULIA XHAKA (TIRANA) 621 PIKË FINA
MESHKUJ
50 M STIL I LIRË LAJDI ALLARAJ (PARTIZANI) 38”53
100 M STIL I LIRË AJDIN LASHI (VLLAZNIA) 1’25”81
200 M STIL I LIRË ALMAR NAKO (STELA) 3’06”34
400 M STIL I LIRË ALMAR NAKO (STELA) 6’36”28
50 M BRETKOSË ERALD MEÇAJ (STELA) 51”07
100 M BRETKOSË LAJDI ALLARAJ (PARTIZANI) 1’49”96
200 M BRETKOSË ERALD MEÇAJ (STELA) 3’56”15
50 M SHPINË KRIS KOLA (STELA) 53”37
100 M SHPINË LEONEL MESI (EAGLES) 1’41”90
50 M DELFIN LAJDI ALLARAJ (PARTIZANI) 49”97
100 M DELFIN LEONEL MESI (EAGLES) 1’40”62
SPORTISTI MË I MIRË: ALMAR NAKO (STELA) 304 PIKË FINA