Kampionati Europian U-21, çeku ‘fundos’ Donarumën. Gol mbresëlënës nga distancë e largët

547
Nuk ndalen ‘mrekullitë’ në Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve.
Pas portugezit Bruma që realizoi një nga golat më spektakolarë të mundshëm pak ditë më parë, mbrëmë e kishte radhën çeku Michael Luftner për të vazhduar serinë e rrjetave mbresëlënëse.
Kampionati Europian i kësaj grupmoshe po iu jep fansave mundësinë për të ndjekur disa nga futbollistët me më shumë premisa për të ardhmen, siç janë ata të Spanjës, Portugalisë dhe Italisë.
Marco Asensio i Real Madridit dhe Renato Sanches i Bajernit të Mynihut kanë shfaqur tashmë aftësinë e tyre të pamohueshme, ndërsa luajnë për Spanjën dhe Portugalinë.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për portierin sensacional të Milanit, Gianluigi Donnarumma. Megjithëse Italia arriti një fitore 3-0 kundër Danimarkës në takimin e parë, portieri i Milanit o komprometua pasi tifozët e inatosur hodhën para false në drejtimin e tij në shenjë ironia për mos zgjatjen e kontratës me “djallin”.
Mbrëmë, 18-vjeçari u detyrua të nxirrte tre herë topin nga rrjeta, me golin e 3-të të Luftner i cili ishte i mrekullueshëm.
Takimi ndërmjet Çeku U-21 dhe Itali U-21 përfundoi me rezultatin 3-1.
Sigal