Kaliniç përforcim serioz, me Shkëndijën, sfidë e vlerësuar

552
Nga Agron KAJA
LIGA E EVROPËS/ Në takimi e kthimit në Tetovë, Milani shkon edhe me blerjen e re, trajneri Montela kërkon përqendrim
Këtë sezon, skuadra e Milanit hyri direkt në turin play-off të UEFA Evropa Ligë, dhe në ndeshjen e parë me tetovarët e Shkëndijës, arriti një rezultat të thellë 6-0. E pritur si një ndeshje e madhe për ekipin maqedonas, në “San Siro”, gjithçka foli për skuadrën e drejtuar nga Montela, por që ai kërkon përqendrim në ndeshjen e kthimit. “Më duhet të them se sot (dje) skuadra është përforcuar me një futbollist të mirë, Nikola Kaliniç. Ai do të jetë pjesë e jona në këtë edicion të vështirë”, ka deklaruar tekniku kuqezi, ndërkohë që vetë futbollisti, po dje ka nisur vizitat mjekësore në klinikën e Milanos “La Madonina”. Pasi ka nënshkruar pasdite me Milanin, Kaliniç ka deklaruar se, ndjehet i lumtur që vjen në një skuadër të madhe si Milani. “Jam i lumtur që vij te Milani”, ka deklaruar Kaliniç, i cili do të jetë i gatshëm për skuadrën të dielën në sfidën kundër Kaljarit. Marrëveshja ndërmjet Milanit dhe Fiorentinës është përfunduar tashmë, dhe firma është akti i fundit. Por trajneri Montela, nuk e ka vëmendjen e tij vetëm te kroati, pasi në deklarimin e tij dje, ai kërkon që skuadra të ketë përqendrim të madh gjatë gjithë kësaj jave. “Është javë e ngarkuar, sepse do të luajmë me maqedonasit e Shkëndijës, do të presim të nesërmen shortin e grupeve në Evropa Ligë, e më pas, do të përgatisim skuadrën për ndeshjen e javës së dytë në kampionat, atë me Kaljarin”. Edhe në kampin tetovar, kjo ndeshje pritet me interes, jo vetëm për emrin e madh të Milanit, por edhe pse skuadra po shënon historinë me këtë ecuri deri në turin play-off të UEFA Evropa Ligë. Trajneri Qatip Osmani e mendon një ndeshje të madhe për skuadrën e tij, duke mos injoruar edhe humbjen e thellë një javë më parë në Milano, njëherësh edhe se, trajneri i kombëtares maqedonase ka thirrur dy futbollistë të Shkëndijës, Ferhan Hasani dhe Marjan Radeski, për ndeshjet me Izraelin e Shqipërinë. “Ne na duhet të luajmë futboll në fushë, edhe pse kemi përballë Milanin. Sa i përket Hasanit e Radeskit që janë thirrur në Kombëtaren e Maqedonisë, ata duhet të bëjnë më të mirën, nëse u jepet shansi të aktivizohen”. Të enjten do të luhen 22 ndeshjet e dyta të turit play-off, të cilat do të nxjerrin skuadrat që do të kalojnë në fazën e grupeve, pas shortit që do të hidhet ditën e premte, 24 gusht në ora 11:00. Në këtë pritje është edhe Shqipëria, e cila ka vetëm skuadrën e Skënderbeut në këtë tur, e cila pret në “Elbasan Arena” Dinamon e Zagrebit, me të cilën barazoi 1-1 në takimin e parë.
22 ndeshje
Kaq ndeshje luhen të enjte në turin play-off të Evropa Ligë, ku skuadrat e kualifikuara, kalojnë në grupe
24 gusht
Do të hidhet shorti i ndeshjeve në grupe të Evropa Ligë, 11 skuadrat e kualifikuara bashkohen me të tjerat
Dinamo kompletohet para ndeshjes me Skënderbeun. Goal.com shkruan dje, se në stërvitjen e paradites janë parë edhe dy titullarët më të rëndësishëm të Dinamos, kapiteni Domagoj Antoliç dhe sulmuesi El Arbi Hilal Sudani
Play-off/ Takimet e para 
Datë 16 gusht 2017 
Utreht-Zenit 1-0
Datë 17 gusht 2017 
Dinamo Z-Skënderbe 1-1
BATE-Oleksandria 1-1
Apollon-Midjurland 3-2
Krasnodar-Cervena Z 3-2
FH-Braga 1-2
PAOK-Ostersund 3-1
Vardar-Fenerbahçe 2-0
Plzen-AEK Larnaka 3-1
Ludogorets-Suduva 2-0
Altah-M. Tel-Aviv 0-1
Panathinaik- A.Bilbao 2-3
Legia-Sherif Tiraspol 1-1
Domzhale-Marsejë 1-1
Ajaks-Rosenborg 0-1
Vitoruli-Salsburg 1-3
Klub Bryzh-AEK 0-0
Osijek-Austria Vienë 1-2
Milan-Shkëndija 6-0
Partizan-Viedoton 0-0
Everton-Hajduk Split 2-0
Maritimo-Dinamo K 0-0
Play-off/ Takimet e dyta
Datë 24 gusht 2017 
AEK Larnaka-Plzen 18:00
Dinamo K-Maritimo 18:45
Ostersund-PAOK 19:00
Sherif Tiraspol-Legia 19:00
Zenit-Utreht 19:00
Oleksandria-BATE 19:00
M. Tel-Aviv-Altah 19:00
Salzburg-Vitorul 19:00
Suduva-Ludogorets 19:30
Fenerbahçe-Vardar 19:30
Viedoton-Partizan 20:00
Skënderbe-Dinamo Z 20:00
Midjutlland-Apollon 20:00
AEK-Klub Bryzh 20:00
Marsejë-Domzhale 20:45
Rosenborg-Ajaks 20:45
Braga-FH 20:45
A.Bilbao-Panathinaik 20:45
Shkëndija-Milan 20:45
Hajduk Split-Everton 21:00
Cervena Z-Krasnodar 21:00
Austria Vienë-Osijek 21:05
Sigal