Kaliforni/ Kthehen fluturat, së bashku me ta edhe turistët paedukatë

434
Sigal

Qindra mijëra flutura kanë pushtuar zonën e liqenit të Elsinore në Kaliforni. Zonjat e pikturuara, siç quhen në atë zonë kthehen në mënyrë masive pak pasi pranvera ka bërë lulzimin masiv të  zonës së shkretëtirës në kufi me Meksikën, dhe si pasojë prodhimin masiv të polenit, ushqimi i preferuar i tyre. Një spektakël i natyrës që ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve.

Megjithatë, për fat të keq janë turistët e padisiplinuar që kanë shkelur livadhet me lule që nuk respektojnë shtigjet e shënuara dhe kanë pushtuar rrugët me makinat e tyre. Sjellje e dobët që çoi në mbylljen e parkut rreth liqenit.