Kahn kritikon Levandovskin: Nuk bëri asgjë për të treguar që është i madh

568
Ish-portieri bavarez Oliver Kahn ishte shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të Bajernit të cilët nuk arritën të ruanin avantazhin krijuar me anë të Kimish.
Kahn ishte kritik ndaj disa prej lojtarëve të skuadrës së Hjnkesit në veçanti bomberit të ekipt.
“Ishte një ndeshje që prodhoj shumë raste. Por këto raste duhet të shfrytëzohen nga sulmuesit. Levandovski nuk ishte në nivelin e kërkuar. Në ndeshje e pashë shumë pak të krijonte. Ai duhet të tregoi që është një sulmues i madh pikërisht në këto takime. Mendoi që ai nuk e ka justifikuar asnjëherë këtë gjë në ndeshje të mëdha”, u shpreh Kahn.
Ish-kapiteni i gjermanëve tani është në rolin analistit në “Sky” dhe jo pak herë ka kritikuar lojën e Bajernit. Ai pati paralajmëruar më herët skuadrën e Hejnkesit se nuk do ta kishte të lëhtë ndaj Realit në ndeshjen e Championsit
Sigal