Kaçe titullar, e shpërblen me gol

73
Për Ergys Kaçen duket se po duket dritë në fund të tunelit.
Pas problemeve me trajnerin De Biasi, që sollën edhe largimin nga kombëtarja, korçari pati probleme edhe me klubin çek Viktoria Plzen, ku ishte ui huazuar. 
Mesfushori u rikthye në janar te ekipi i Paok dhe që atëherë kishte tentuar ringritjen, por pa arritur të konfirmohet sërish si titullar fiks në ekipin selanikas. Gjithsesi, trajneri i Paok, Iviç i besoi Kaçes një fanellë titullari, në ndeshjen e sotme, ndaj Korfuzit. 
Mesfushori korçar e shpërbleu mjaft mirë besimin e trajnerit, duke shënuar golin e parë të takimit, që përfundoi 5-1 për vendasit. Ndonse shtatshkurtër, mesfushori kuqezi shënoi një gol të rrallë për të, pasi goditi me kokë një krosim të ardhur në zonë. 
Krahas golit, Kaçe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve vendas dhe komplimentet e medias vendase. 
Le të shpresojmë që mesfushori do të rikthehet në formën e tij më të mirë, për të kontribuar edhe për kombëtaren shqiptare.