Ka presidentë të akademive, që nuk vijnë nga bota e sportit!

528
Përvoja e shumicës dërmuese e klubeve të njohura evropiane, ka treguar se përzgjedhja dhe investimi tek grup-moshat është jetike për mirëfunksionimin e klubit. Shumica e presidentëve që drejtojnë akademitë e shumta shqiptare, të cilat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, jo vetëm që nuk vijnë nga bota e sportit, por nuk marrin mundimin më të vogël të atashojnë pranë shtabit të tyre njerëz vizionarë dhe të aftë për t’i vënë punët në shinat e duhura. Shpesh dëgjojmë emërtesa të tilla, si filani është drejtor i akademisë, tjetri është administrator dhe mendja na shkon se ata, ose kanë mbaruar shkollën për futboll, ose janë menaxherë të aftë që kanë studiuar për marketing apo në ekonomi, degë këto që të japin njohuri për menaxhimin e suksesshëm të skuadrës apo akademisë. Por, mbetesh i zhgënjyer kur njihesh me CV-në e tyre, ku përveç të qenit njeri besnik i shefit apo i presidentit, ata nuk i lidh asgjë me botën e sportit të futbollit.
Sigal