Juventusi i përgjysmuar, 7 mungesa të mëdha në derbin ndaj Torinos

526
Sigal

Juventusi do të përballet në derbin ndaj Torinos me 7 mungesa kryesore.

“Zonja e Vjetër” siguroi matematikisht titullin kampion ndërsa tashmë po përballet me dëmtime të shumta.

Alex Sandro dhe Daniele Rugani janë dy nga shtatë lojtarët që nuk do jenë pjesë e skuadrës së ‘Bardhezinjëve’ ndaj Torinos.

Listës së mungesave të rëndësishme i shtohet edhe Mattia Perin, Sami Khedira, Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Mario Mandzukic të cilët vuajnë nga dëmtimet.

Skuadra e plotë që udhëton në Torino: Szczesny, Pinsoglio, Del Favero; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Matheus, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Cuadrado, Kean, Bernardeschi.