Juventusi gati të bëjë çmenduri për Hysajn, Napoli e largon nga stërvitja me helikopter

509
Ditën e sotme, në mediat italiane ka qarkulluar lajmi se Juventusi është i gatshëm të bëjë një tjetër çmenduri në këtë merkato vere dhe të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj.

Ky i fundit vijon përgatitjet me Napolin për sezonin e ri, ndërkohë sot, presidenti De Laurentis u ka dhënë disa ditë të tjera pushim futbollistëve të tij, ku pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga aeroporti i Veronës.

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Hysaj dhe disa futbollistë të tjerë të skuadrës së Napolitqë ndryshe nga pjesa tjetër janë larguar helikopter nga qendra stërvitore për të përshpejtuar kohën.
Sigal