Juventusi ekipi me bilancin më të mirë në shitje-blerje

1089
Sigal

Juventus ekipi më “boss”, Granit Xhaka në toplistën e më të mirëve, United jep gjithçka për Coutinhon, Pato rikthehet në “shtëpi”

Manchester City dhe PSG kanë qenë skuadrat më të përfolura për shpenzime marramendëse në merkato. Por tashmë, kjo është një histori e shkuar, sepse është Juventusi që e ka marrë këtë “komandë”. Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më shumë. Italianët kanë shpenzuar 608 milionë euro në këto 3 vitet e fundit, gjashtë më shumë se Manchester City dhe shtatë më shumë se Barcelona. Blerja e Ronaldos, 117 milionë euro, Higuain 90 milionë euro dhe blerje të tjera e kanë bërë Juven kryesues. Megjithatë, Juve qëndron me bilanc pozitiv, pasi ka bërë edhe shumë shitje duke arkëtuar miliona euro.

Juventus                      608 milionë euro

Manchester City            602 milionë euro

Barcelona                     601 milionë euro

Celsea                          594 milionë euro

PSG                             549 milionë euro

Manchester United        466 milionë euro

Liverpool                     460 milionë euro

Everton                       388 milionë euro

Ajo që vihet re nga analiza statistikore është se në rang-listën e 8 ekipeve të para që kanë shpenzuar më shumë, ekipet angleze kapin shifrën e 2510 milionë Euro

Francezi Mbappe, futbollisti më i shtrenjtë në Botë, Granit Xhaka, 62.9 milionë euro

Postimi i parë javor i vitit 2019 i CIES, observatorit të njohur të futbollit, paraqet 100 lojtarët me vlerën më të madhe në treg. Kryeson listën 20-vjeçari francez Kylian Mbappe, kartoni i të cilit vlerësohet 218,5 milionë euro, i dyti është Harry Kane me 200,3 milionë, me anglezin që klasifikohet para Neymarit, që ka një vlerë 197,1 milionë euro. Interesant fakti që Lionel Messi është i 7-ti në listë, me 171,2 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo i 19-ti me 127,2 milionë.

I vetmi futbollist shqiptar në listën e 100 futbollistëve me vlerën më të lartë është Granit Xhaka i Arsenalit, që vlerësohet 62,9 milionë euro.

Më poshtë mund të shihni 10 më të shtrenjtit.

  1. Mbappe Kylian (PSG) 218.5 milionë euro
  2. Kane Herry (Totenham) 200.3 milionë euro
  3. Junior Neymar (PSG) 197.1 milionë euro
  4. Sterling Raheeem (Man City) 185.8 milionë euro
  5. Salah Mohamed (Liverpol) 184.3 milionë euro
  6. Dybala Paulo (Juventus) 171.9 milionë euro
  7. Messi Lionel (Barcelona) 171.2 milionë euro
  8. Lukaku Romelu (Man United) 162 milionë euro
  9. Coutinho Philipe (Barcelona) 157 milionë euro
  10. Sane Leroy (Man Ciyt) 156.1 milionë euro

Manchester United ‘hap thesin’, ofron 110 milionë euro Barcelonës për Coutinhon

Manchester United i ka befasuar të gjithë duke e shprehur interesimin për ish-yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon, për të cilin janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 110 milionë euro. Braziliani iu bashkua gjigantit katalanas në janar të vitit të kaluar, mirëpo mediat spanjolle raportojnë se ai nuk është i kënaqur në Spanjë për shkak të mungesës së minutave të luajtur. “CaughtOffside” raporton se në garë për transferimin e Coutinhos është edhe vetë Liverpooli, mirëpo klube të tjera e kanë shprehur interesimin më bindshëm, si Manchester Unitedi, Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germaini. Manchester United ka avancuar më së shumti në këtë garë pasi që tanimë e ka kontaktuar Barcelonën për ta pyetur për brazilianin. Mirëpo, ende nuk dihet nëse Coutinho është i gatshëm të shkojë te rivali më i madh i ish-klubit të tij, duke u shkatërruar përgjithmonë reputacionin e tij në “Anfield”. Nga ana tjetër edhe vetë Coutinho është I interesuar për t’u larguar nga Barcelona, sepse ai tashmë është i pasigurt, pasi e ka humbur vendin në formacionin e parë të trajnerit Ernesto Valverde. Është lojtari i i dytë më i shtrenjtë në klub, Ousmane Dembele që ja ka zënë vendin duke luajtur përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Arrestimi presidentit të “Tianxhit”, ku luan Pato, hap rrugën për te Milani

Rikthimi i Aleksandre Patos tek Milani, ka kohë që përflitet, por kjo hipotezë u sfumua shpejt, pasi ekipi kinez i Tianxhin Kuanxhian kërkonte që drejtuesit kuqezinj të paguanin klauzolën e brazilianit, që ishte e lartë për arkat e ekipit nga “San Siro”. Gjithsesi, së fundmi ka dalë një pistë e re, që mund të çojë Paton drejt Milanos. Siç raportohet nga mediat kineze, presidenti i klubit ku aktivizohet Pato, është arrestuar pas vdekjes së një vajze, e cila ishte me kancer, por që ishte e lidhur me kompaninë “Quanjian Group”. Arrestimi i Shu Juhuit, mund të çojë në një shthurje totale të ekipit të Tianxhin dhe sulmuesi brazilian mund të largohet me një çmim shumë të ulët. Gjithashtu, përveçse me klubin kinez, kuqezinjtë duhet të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe me Paton, i cili merr një pagë të majme te Tianxhin. Gjithsesi, në ditët në vijim pritet një sulm nga drejtuesit e Milanit, të cilët tashmë duket se e kanë rrugën e lirë për të rikthyer djaloshin në klubin ku shpërtheu në Evropë.

Ikën kapiteni Ranokia, Vilareal destinacion i radhës

Pak ditë më parë, në Itali u hap zyrtarisht merkatoja e janarit duke iu dhënë mundësi skuadrave që të afrojnë lojtarë të cilët mund të ndihmojnë në pjesë e mbetur të sezonit, por kanë mundësi edhe të largojnë ata të cilët, duket se marrin rrogën kot. Kështu, te Interi kanë nisur të mendojnë për spastrime dhe ai që pritet të largohet në vijim, është ish-kapiteni Andrea Ranokia. Mbrojtësi italian që për shumë vite ka luajtur me fanellën e Interit, por tashmë ka humbur vendin në formacion dhe duket se nuk është më në planet e Spaletit. Interes për Ranokian ka nga Spanja dhe është Vilareali skuadra e cila interesohet për shërbimet e mbrojtësit italian. Spanjollët po pretendojnë që të forcojnë skuadrën në janar për arritjen e objektivave duke qenë se janë larg pritshmërive. Për mbrojtësin 30-vjeçar ka interes edhe nga klube të tjera, por mesa duket Vilareali është më pranë kapitenit interist.