Juventusi bën ofertë për Cancelon, Valencia e shqyrton

473
Sigal

Juventusi janë duke punuar në detale të fundit për të bërë ofertën për Joao Cancelo e cila kalon 38 milionë euro dhe vije pas një takimi që dy palët e dy klubave kanë pasur me njëri-tjetrin

Sipas disa burimeve, përfshirë Sky Sport Italia, Sportitalia dhe La Gazzetta dello Sport, marrëveshja në parim është arritur.

Valencia e ka ulur çmimin për 2 milionë nga 40 milionë sa kishte kërkuar më parë pasi që nuk kishte preferuar një huazim me opsion blerjen, transmeton GazetaExpress.

24 vjeçari kishte impresionuar gjatë sezonit të fundit kur ishte i huazuar në Inter, por klubi nga Milano nuk arriti ta shfrytëzojë opsionin për blerje për shkak të çmimit të tij.

Juve intervenojë për ta siguruar një marrëveshje për portugezin, pavarësisht se për të te interesuar ishin edhe Wolverhampton Wnderers.

Cancelo luan në të gjitha rolet si anësorë në të djathtë, qoftë në mbrojtje, mesfushë apo sulm.