Juventusi bën gati 30 milion paund për mbrojtësin anglez

128

Juventusi ka hedhur sytë nga Kieran Trippier i Tottenhamit për sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari shikohet si pasuesi ideal i Joao Cancelos, i cili me shumë mundësi do të transferohet te Manchester City.

Nëse “Citizens” dhe “Zonja e Vjetër” arrijnë marrëveshjen për kalimin e 25-vjeçarit në Premier League, atëherë bardhezinjtë do të ofrojnë 30 milionë paund për Trippier.

Për të arritur te 28-vjeçari i kombëtares angleze, italianët nuk do e kenë të lehtë, pasi futbollisti ka edhe 3 vjet kontratë me “Spurs”-at të cilët nuk kanë ndërmend ta shesin.