Juventus zyrtarizon nesër Dauglas Costa-n, Bayern e zëvendëson me James Rodriguez

466
Beppe Marotta ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë për të mbyllur detajet e fundit për transferimin e anësorit brazilian Dauglas Costa. Futbollisti i cili sezonin e fundit mbeti i pakënaqur me minutat e pakta në dispozicion pritet t’i bashkohet Juventusit për shifrën e 46 mln eurove.
Sipas “Tutto Sport” drejtori sportiv i Juves do kthehet po sot në Itali ku do të jetë i shoqëruar nga futbollisti 26-vjeçar. Costa do t’i nënshtrohet nesër vizitave mjekësore për t’u cilësuar më pas zyrtarisht si pjesë e “zonjës së vjetër”.

Si fillim do paguhen 6 mln euro për huazimin, ndërsa në fund të sezonnit do derdhet në arkat e Bayern edhe pjesa tjetër e parave, 40 mln euro.

Sipas gjermanes “Bild” kampionët e “Bundeliga-s” nuk kanë ndenjur duarkryq teksa shohin t’i largohet një futbollist si Costa, por kanë marrë masat menjëherë për t’a zëvendësuar. Me miratimin e Carlo Anceloti-t James Rodriguez shumë shpejt mund të veshë fanellën e Bayern Mynchen.
Raportohet se futbollisti dhe klubi gjerman kanë gjetur gjuhën e përbashkët ndërsa tashmë mbetet që drejtuesit bavarez të bëjnë të njëjtën gjë edhe me ‘bigët’ e “La Liga”.


Sigal