Juventus zbret nga froni pas 552 ditësh: loja e Sarri nuk duket ende

160

Zonja e Vjetër nuk është më mbretëresha. Në fronin e Italisë, të paktën për momentin, është vetëm Inter i Antonio Conte, që mund të arrihet vetëm nga Torino, që është i impenjuar të hënën kundër Lecce: Juventus është prapa 2 pikë, pas vetëm tre javëve të para dhe kjo nuk ndodhte prej një viti e gjysëm: numrat llogariten nga 11 marsi 2018, kur bardhezinjtë, me një ndeshje për të rikuperuar, kaluan Napolin e Sarri në krye të klasifikimit. Kanë kaluar 552 ditë, një titull i fituar duke vuajtur e një tjetër duke e dominuar nga fillimi në fund.

Pasoja e parë e barazimit pa gola në Firenze ishte pikërisht kjo, por cështja është të gjesh arsyet. Maurizio Sarri e nisi me dy fitore, në po aq ndeshje, duke qendruar larg pankinës për shkak të pneumonisë, por si në Parma ashtu edhe kundër Napoli nuk u pa ende skuadra e tij, ndërsa në Franchi pati madje një hap prapa.

Nuk mbaron këtu, sepse dëmtimet e Douglas Costa, Pjanic e Danilo janë shqetësuese, sidomos ajo e sulmuesit brazilian që ishte arma plus e bardhezinjve në dy ndeshjet e gushtit. Por e vërteta është se edhe në Napoli, teknikut iu desh kohë përpara revolucionit e nuk mjafton i nxehti, as dëmtimet, për të shpjeguar arsyet e një procesi me rritje ende të ngadaltë. Asnjë alarm, por duhet kohë. Edhe pse të shohësh Juventus, jo në vendin e parë, të bën një lloj efekti, sidomos nëse në krye është Inter i Conte.