Sigal

Juventus vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke marrë fitoren e radhës në kampionat ndaj Parmës në shifrat 2-1. Lajmi i mbrëmjes padyshim ishte fakti që Cristiano Ronaldo sërish nuk gjeti rrugën e rrjetës.

Bardhezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me Mario Mandzukic, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase. Kundërpërgjigja e Parmës ishte mjaft e mirë me Gervinhon, i cili ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen juventine. Pikërisht në minutën e 33-të do të ishte sulmuesi nga Bregu i Fildishtë që do të shënonte golin e barazimit. Rigoni pak minuta më vonë humbi një shans të artë përballë portierit Szczesny.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën Juventusi futet më e vendosur në fushë në kërkim të golit të avantazhit, i cili do të vinte shumë shpejt. Matuidi në minutën e 58-të shënoi në nga një pozicion i vështirë.

Parma në minutat e fundit tentoi që të reagonte, por e kishte shumë të vëshitë përballë Juventusit, që shtoi kualitetin me futjen në fushë të Douglas Costës dhe Dybala-s.

Juventus ngjitet në krye të renditjes me pikë të plota, 9, pas 3 javëve të para.