Juventus rrit ofertën për De Ligt, të shtunën pritet zyrtarizimi

574
Sigal

Transferimi i Matthijs De Ligt te Juventusi është vetëm çështje kohe. Mbrojtësi holandez ka nisur përgatitjet me Ajaxin për sezonin e ri, por shumë shpejt do të prezantohet te bardhezinjtë. Gazeta holandeze “De Telegraaf”, bardhezinjtë e kanë rritur ofertën e tyre, nga 50 milionë euro në 67 të tilla, duke iu afruar kërkesës prej 75 milionë euro të Ajax.

Kampionët e Italisë shpresojnë që të mbyllin gjithçka brenda të shtunës. Të njëjtën ditë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje edhe Cristiano Ronaldo, pas periudhës së pushimeve.

Ekziston tashmë një marrëveshje mes Juventusit dhe lojtarit për një kontratë 5-vjeçare, ku lojtari do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, por më parë duhet marrë miratimi nga Ajaxi.