Juventus – Real Madrid, finalja e Ligës së Kampioneve

507
Reali i Madridit është skuadra që i bashkohet Juventusin në finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet më 3 qershor në “Cardiff”. “Los Blancos” arritën të mposhtnin Atleticon e Madridit me rezultatin e përgjithshëm 4-2 (3-0 ndeshjen e parë ndërsa në ndeshjen e kthimit u mundën 2-1).

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke u dhënë shpresë tifozëve me një gol të hershëm nga Saul Niguez me kokë pas një harkimi nga këndi në minutën e 12-të.

Nuk kaluan shumë minuta dhe u akordua penalti në favor të Atleticos, të cilën e konvertoi në gol Antoine Griezmann në të 16-tën.

Mirëpo në minutën e 42-të, pas një superdepërtimi, Karim Benzema pasoi te Toni Kroos, goditja e të cilit u ndal nga Jan Oblak, mirëpo Isco ishte aty për ta dërguar në rrjetë.

Goli i Realit ua uli motivimin lojtarëve të Atleticos pasi duhej t’i shënonin tre gola të tjerë për t’u kualifikuar. Ndërsa përkundër rasteve dhe angazhimit deri në fund, nuk u panë gola të tjerë.
Sigal