Sigal

Juventusi nuk do të kete në dizpozicion mesfushorin brazilian, Douglas Costa për ndeshjet e ardhshme në Serinë A. Gjykatësi sportiv italian ka pezulluar futbollistin me 4 ndeshje, për gjestet jo sportive të lojtarit në ndeshjen kundër Sassuolos në javën e kaluar të kampionatit italian.

Costa pështyu ndaj lojtarit të Sassuolos, Di Francesco pasi e goditi dhe me bërryl. Mesfushori u largua me kartonin e kuq pas ndërhyrjes së Var, dhe dënimit me 1 ndeshje iu shtuan edhe 3 takime të tjera pezullim për gjeste të dhunshme në fushën e lojës.

Braziliani do të mungojë në ndeshjet kundër Frosinones, Bolognës, Napolit dhe Udineses, dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Allegri vetëm në 20 tetor përballë Genoas.