Juventus pa mbrojtës anësor, Danilo dhe De Sciglio do të mungojnë gjatë

545
Sigal

Juventus mbetet pa mbrojtës anësor të krahut të djathtë. Danilo dhe De Sciglio janë dëmtuar dhe do të rikthehen në skuadër vetëm pas pauzës së kombëtareve, më 19 tetor ndaj Bolognës.

“Testet diagnostikuese të kryera sot në mëngjes në JMedical kanë zbuluar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë për Danilon. De Sciglio gjithashtu iu nënshtrua testeve diagnostikuese që ende nuk kanë treguar një rikuperim të plotë. Ata do të jenë në dispozicion të skuadrës pas ndeshjeve të kombëtareve”, shkruhet në deklaratën për shtyp të klubit torinez.

Në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë Sarri do të aktivizojë Cuadradon.