Sigal

Juventusi bëri goditjen më të bujshme në merkaton e kësaj vere pasi transferoi yllin portugez Cristiano Ronaldo nga Reali i Madridit.

Por, duket se bardhezinjtë nuk ndalen me kaq.

Pas Ronaldos është përfolur se torinezët kërkojnë edhe mbrojtësin e majtë madrilen, brazilianin Marcelo.

Marrëveshja mund të arrihet verën e ardhshme dhe Juventusi planifikon një ofertë 50 milionë euro.

Por, fillimisht duhet të largohet Alex Sandro që të afrohet Marcelo, pasi janë në të njëjtin rol.

Kujtojmë se Marcelo nuk është më i lumtur në Madrid pas largimit të shokut të ngushtë Ronaldo.

Ai do të shkonte me shumë dëshirë në Torino ku dy miqtë që kanë luajtur për 9 vite do të ribashkoheshin.