Juventus ndryshon emrin e stadiumit, ngjason me atë të Bayern

573
Juventus ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se që nga 1 korriku, stadiumi i tyre nuk do të quhet më “Juventus Stadium”.

Ai do të njihet si “Allianz Stadium”, falë marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë që mban këtë emër.

“Që nga 1 korriku i ardhshëm, për sezonin 2017-2018, e deri më 30 qershor 2023, ‘Allianz Stadium’ në Itali do t’i bashkohet familjes së stadiumeve në botë e cila duke filluar që nga viti 2005 përmban ‘Allianz Arena’ të Mynihut. ‘Allianz Stadium’ të Sidneit, ‘Allianz Park’ të Londrës, ‘Allianz Riviera’ të Nicës, ‘Allianz Parque’ të San Paolos dhe ‘Allianz Stadion’ të Vjenës”, shpjegohej në komunikatën e bardhezinjve.
Sigal