Juventus miliarderja e Italisë, Milan fiton derbin e të pasurve me Interin

180
Revista amerikane “forbes” ka bërë një klasifikim me klubet më të pasura të futbollit ku në krye qëndrojnë “djajtë” e Manchester United me një vlerë të përafërt prej 3,140 miliardë euro. Sa i takon klubeve italiane duhet të zbresim shumë poshtë për të parë ekipin e parë. Në vendin e nëntë renditet Juventusi me një vlerë prej 1.070 miliardë euro.
Vendi i dytë dhe i tretë u takon dy superfuqive të kampionatit spanjoll si Real Madrid dhe Barcelona. Katalanasit vlerësohen me (3.100 miliardë) ndërsa “galaktikët” (3,050 miliardë). Jashtë podiumit por me një vlerë mjaft të konsiderueshme është Bayern Mynchen që sipas “forbes” renditet si klubi i katërt më i pasur në botë me (2.310 miliardë).
Nga vendi i pestë dhe deri tek i teti dominon Premier League me Manchester City (1,770 miliardë), Arsenal (1,650 miliardë), Chelsea (1,570 miliardë) dhe Liverpool (1,270 miliardë). Në vend të nëntë siç u tha më sipër është Juventus, e para mes italianeve, me 1.070 miliardë, ndërsa e mbyll renditjen e 10 të parëve Tottenham me 900 milionë euro.
Në vendin e 11-të është Paris Saint-Germain, që ka një vlerë 717 milionë euro dhe ndiqet nga Borussia Dortmund (688 milionë). Milan i Yonghong Li pozicionohet në vendin e 13-të, para Inter-it, që vlen 458 milionë euro. Në vendin e 19-të është Leicester (352), para Napoli-t, që mbyll renditjen në vendin e 20-të me 323 milionë.