Juventus me trajner gjerman, zbulohet emri

652
Bezdi dhe frikë. Në shtëpinë e Juventus nuk është harruar akoma humbja e pësuar ndaj Napoli-t. Përkundrazi, ka shkaktuar një frakturë të dukshme me skuadrës dhe ambientit që rrethon qendrë sportive të Vinovos, që në orët e fundit është pushtuar nga tifozeria ultras bardhezi.
Tmerri për të humbur një kampionat që dukej i sigurt ka shtyrë tifozët t’i kërkojnë Buffon-it dhe të tjerëve të mos heqin dorë, por duket se ka konfirmuar edhe lamtumirën e parakohshme të trajnerit Massimiliano Allegri.
Në fakt, sipas një sondazhi të bërë nga “Tuttosport”, pjesa më e madhe e popullit juventin duan që trajneri të ndryshohet. Pavarësisht kontratës së nënshkruar deri në 2020-ën dhe sukseseve të shumta të arritura në këto vite, sipas tifozëve bardhezi, trajneri duhet të largohet dhe t’i lërë vendin një tekniku, i cili, në ëndrrat e tyre, do t’i hapte rrugën një cikli të ri fitoresh.
Kështu, pas zërave për një interesim ndaj Simone Inzaghi-t, trajneri i Lazio-s, emri që ka dalë nga sondazhi i “Tuttosport” është ai i Jurgen Klopp. “Nëse Klopp i ka transformuar në fenomenë Salah, Firmino dhe Mane, çfarë do të mund të bënte me Douglas Costa, Higuain dhe Cuadrado”, ka shkruar një tifoz në Twitter.
Por ëndrra Klopp ka shumë mundësi të mbetet e tillë. Trajneri gjerman, në fakt, ka një kontratë me Liverpool deri në 2022-in (8,5 milionë euro në sezon) dhe nuk ka ndërmend të lërë përgjysmë një projekt që sapo ka filluar të japë fryte.
Sigal