Juventus me surpriza të mëdha, ja 5 emrat që do të largohen në verë

480
Sigal

Juventus po përgatitet për një revolucion gjatë kësaj vere. Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport” bardhezinjtë po përgatiten për shitjen e 5 futbollistëve për të pasur në arkat e tyre 45/50 milionë euro më shumë në arkat e tyre duke marrë në konsideratë edhe blerjet që mund të bëjnë. Ende dilemë mbetet shitja apo jo e Dybala-s, i cili duket se do të varet shumë edhe nga fakti nëse do të qëndrojë edne Allegri në krye të ekipit apo do të largohet.

Kampionët e Italisë po përgatitin ndryshime në radhët e skuadrës që kanë të bëjnë jo vetëm me largime por edhe me përforcime. Çdo gjë lidhet edhe me bilancin ekonomik të klubit torinez. E ardhmja e Pjanic-it mbetet e paqartë. Për momentin duket se mesfushori boshnjak do të largohet dhe për ta zëvendësuar atë njëri prej kandidatëve është Eriksen i Tottenahmit, që synohet nga drejtuesit e Juventusit.

Douglas Costa, Mandzukic, Alex Sandro, Cuadrado janë në listën e emrave të mundshëm që mund të largohen në fund të këtij sezoni, pasi duket se nuk janë në ritmin që kërkohet për të synuar fitimin e Championsit.

Dybala është pikëpyetja e madhe. Mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të qëndrojë. Ardhja e Ronaldos, por edhe performanca disi në rënie e sulmuesit, e kanë lënë atë në hije. Nëse largohet, sigurisht që Juventusi do të përfitonte një shumë të konsiderueshme, që mund t’i investojë më pas pr të bërë ndonjë goditje të madhe.