Juventus me pesë mungesa, Barcelona favorizohet nga bastet

630
Nga Agron KAJA
LIGA E KAMPIONEVE/ Sot dhe nesër luhen sfidat e para në grupe, veçohen përplasjet në Spanjë dhe në Itali 
Sot në mbrëmje në “Kamp Nou”, rikthehet “magjia” e Ligës së Kampioneve, ku Barcelona do të presë Juventusin, skuadrën që në sezonin e kaluar në këtë kompeticion, e eliminoi me atë fitore të thellë 3-0 në Torino. Por kjo sfidë duket se ka ndryshim të madh me ato të 11 dhe 19 prillit, kur pas humbjes, në Barcelonë ndeshja u mbyll në barazimin e bardhë 0-0. Dhe dy janë të veçantat e kësaj sfide, të cilat shkojnë më shumë në një fitore të skuadrës së Barcelonës. Së pari, sepse në deklarimin e lojtarëve që udhëtuan dje për në Barcelonë, trajneri Masimiliano Alegri i Juventusit, nuk ka marrë pesë lojtarë titullarë, duke konfirmuar se: Khedira, Mandzukiç, Chielini, Kuadrado dhe Howedes nuk kanë udhëtuar drejt Spanjës me grupin kryesor të skuadrës. “Këto do të jenë mungesat tona, të cilat nuk mundëm që ti shmangim. Por, në Barcelonë do të luajmë për të marrë rezultatin më të mirë”, ka theksuar në deklarimin e tij trajneri juventin, i cili ka shmangur edhe koeficientët e kompanive të basteve, të cilat i japin prioritet fitores së Barcelonës. Duke qenë superndeshja e mbrëmjes së Champions, kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët, ku qartazi duket se katalanasit janë favoritët. Sepse fitorja e Barcelonës kuotohet me koeficientin 1.73, barazimi 4.00, ndërsa fitorja e Juventusit me 5.00. Nga ana e tij, trajneri katalanas, Valverde, nuk e ka kursyer “egërsinë” e revanshit të sezonit të kaluar, duke mos e menduar një përsëritje në këtë sezon. “Ne nuk ndeshemi me mungesat e kundërshtarit nesër (sot), ndaj mendojmë se do të jetë një ndeshje e fortë. Nuk do të ketë përsëritje të sezonit të kaluar”. Ndërsa nga sfidat e sotme, luhet tetë të tilla, veçohet ajo e Romës me Atletikon e Madridt, ku mediat italiane i japin prioritet fitores së skuadrës spanjolle, edhe nga fakti se Atletiko Madrid drejtohet nga trajneri argjentinas Diego Pablo Simeone, një njohës i mirë i futbollit italian. Sot luajnë grupet A, B, C dhe D, ndërsa nesër katër grupet e tjera: E, F, G dhe H.
Në sezonin e kaluar
Barcelona-Juventus
Turi Gjysmëfinal
Datë 11 prill 2017
Juventus-Barcelona 3-0
Datë 19 prill 2017 
Barcelona-Juventus 0-0
Ndeshjet në grupe
Sot, datë 12 shtator 2017
Grupi A
Mançester J-Bazel 20:45
Benfika-CSKA Mosk 20:45
Grupi B
Bejern M-Anderleht 20:45
Sëlltik-PSG 20:45
Grupi C
Roma-Atl. Madrid 20:45
Çelsi-Karabak 20:45
Grupi D
Barcelona-Juventus 20:45
Olimpiakos-Sporting 20:45
Nesër, datë 13 shtator 2017 
Grupi E
Liverpul-Sevilja 20:45
Maribor-Spartak M 20:45
Grupi F
Fejenord-Maçester S 20:45
Shaktjor D-Napoli 20:45
Grupi G
FC Porto-Beshiktash 20:45
Leipzig-Monako 20:45
Grupi H
Real Madrid-APOEL 20:45
Totenhem-Dortmund 20:45
Sigal