Juventus-Lazio, lajm i keq për Dybalan

675
Sigal

Paulo Dybala nuk është titullar i sigurt për ndeshjen e Juventusit ndaj Lazios.

Juventus pret Lazion në Allianz Stadium të shtunën në ndeshjen e xhiros së dytë në sezonin e ri në Serie A.

Cristiano Ronaldo do të debutojë në stadiumin e skuadrës së tij të re. Por, takimi mund të sjellë një lajm të keq për Paulo Dybalan.

“Sky Sport” shkruan se varësisht nga moduliiI trajnerit Massimiliano Allegri, Dybala mund të përfundojë në bankën e rezervistëve te “Bianconerët”, përcjell “lajmi.net”.

Nëse Mario Mandzukic aktivizohet nga minuta e parë si qendërsulmues me Ronaldon në krahun e majtë dhe Juan Cuadrado në të djathtë, Dybala mund të mos e nisë ndeshjen nga formacioni bazë.