Sigal

Juventus e ka thyer heshtjen pas akuzave për dhunin kundër Cristiano Ronaldos, duke insistuar se këto ngjarje “nuk ndryshojnë opinionin” për lojtarin

Fituesi i Topit të Artë ka qenë pjesë e një hetimi në Las Vegas që daton nga viti 2009 dhe avokatët e tij kanë mbajtur një konferencë për shtyp sonte.

Skuadra e mbrojtjes se Kathryn Mayorga ka thënë se ata kanë lëshuar prova të rastit që përfshinë një fanellë të dhunimit dhe ka vënë në pyetje autoritetin nga Ronaldo.

Përderisa Ronaldo, ka mohuar fillimisht të gjitha akuzat, Juventusi qëndroi i qetë por sonte kanë lansuar një deklaratë nëpërmes Twitterit për të gjitha këto gjëra.

“Cristiano Ronaldo ka treguar muajve të fundit profesionalizmin dhe dedikimin e tij, për të cilin Juventus është i kënaqur”.

“Ngjarjet që e ngarkojnë atë me akuza para 10 viteve nuk e ndryshojnë këtë opionion, e cila gjë tregohet edhe në këtë gjë pasi që kemi një kampion të madh”.

Por, në anën tjetër ka raporte që disa sponsor dhe organizata humanitare do të prishin kontratën me Ronaldon pas këtyre akuzave dhe ato janë EA Sports dhe Save the Children.