Sigal

Juventus nuk ka ndërmend të ndalet me rekorde këtë sezon në Seria A dhe në Europë. Bardhezinjtë kanë fituar derbin ndaj Torinos 1-0, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve. Ekipi i Allegrit është ekipi rekordmen në Europë, asnjë më shumë se ata nuk ka grumbulluar kaq pikë pas 16 javësh.

Sa i përket derbit ndaj Torinos, bardhezinjtë vuajtën jo pak në 45 minutat e para, pasi ekipi i Mazarrit ushtroi shumë presion. Në minutën e 70-të portieri Ichezo shkaktoi një faull brenda zonës ndaj Mandzukic dhe për gjyqtarin Guida ishte penallti.

Nga pika e bardhë shkoi Cristiano Ronaldo, teksa sulmuesi portugez e dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte goli i 1-të për të në këtë sezon, duke barazuar Piatek ne 11 gola. Disa minuta më pas Mandzukic shënoi edhe golin e dytë, por Ronaldo që dha asistin ishte në pozicion të parregullt.