Sigal

Juventus as që ka ndërmend të lejojë që Miralem Pjanic të largohet. Klubi bardhezi ka njoftuar disa minuta më parë arritjen e akordit për rinovimin për 5 vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë kampionët e Italisë kanë mbyllur përfundimisht zërat për kalimin e tij te Manchester City, Real Madrid apo tek francezët e PSG.

28-vjeçari do të përfitojë një rritje të dukshme rroge, pasi nga kontrata aktuale përfitonte 4,5 milionë euro në sezon, ndërkohë që tashmë do të përfitojë 2 milionë euro më shumë, duke shkuar në 6 milionë euro plus bonuse.

Rinovimi bën të heshtin të gjitha zërat për largimin e tij nga kampi juventin, pasi taktika për të kërkuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij nuk duket se po i frenonte klubet e interesuara për të.