Juventus arrin akordin me mesfushorin më të mirë në Seria A

149

Juventus rikthehet me “forcë” në garë për Milinkovic-Savic. Mesfushori serb është një dëshirë e vjetër e drejtuesve torinez për të përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm në pritje të trajner të ri.

Bardhezinjtë kanë arritur akordin të plotë me yllin e Lazios dhe tashmë do të nisin bisedimet me Lottiton, i cili nuk kërkon më pak se 100 milionë euro. Përzgjedhja e Milinkovic Savic si mesfushori më i mirë i sezonit në Seria A është shoqëruar me shtimin e interesit nga Juventusi, që nuk humbet kohë për të rrëmbyer më të mirët nga rivalet në Itali.

Tashmë do të nis një betejë aspak e thjeshtë me Lottiton dhe Taren, dy drejtues aspak të thjeshtë për të rënë në ujdi.