Juventus apo Chelsea? Nis gara për të “rrëmbyer” trajnerin Zinedin Zidane

388
Sigal

Pa një skuadër dhe një nga më të lakmuarit në tregun trajnerëve. Ai është Zinedine Zidane, që pas largimit nga pankina e Realit të Madridit, në fund të këtij sezoni do të ketë luksin e zgjedhjes se ku do të rinisë karrierën. Francezi që tani ka shumë oferta, por dy janë pistat më të rëndësishme që projektohen në të ardhmen e tij: Juventus dhe Chelsea. Mediat italiane kanë javë që e shohin Zizu në vend të Masimiliano Alegrit në drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

Talksport Zidane

Kjo bindje forcohet edhe nga deklaratat e vetë francezit, që ka thënë se “një ditë mund të kthehem në Torino. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e sigurt është që mes meje dhe Juventusit ka një ndjenjë speciale”. Por planet e kampionëve të Serisë A mund të prishen nga ndërhyrja e fortë e Chelsea. Duke qëndruar në atë që raporton “The Sun”, Blutë e Londrës dhe personalisht padroni Roman Abramoviç kanë vendosur kontaktet e para me Zinedine Zidane.

1550046940 Chelsea To Higher Zidane As Sarri Faces Threat Of Sack

Ish-trajneri i Realit të Madridit shihet nga klubi anglez si njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën drejt një tjetër projekti fitues, pasi gjërat në këtë sezon me Mauricio Sarrin në pankinë nuk po shkojnë siç duhet. Në këtë mënyrë, përveç merkatos së lojtarëve, një ankand i fortë pritet të ketë si protagonist Zinedine Zidane gjatë verës së ardhshme.