Juventus, Allegri: Ja si e fitojmë Championsin

520
Sot në mbrëmje në stadiumin e Cardiff do të zbresin në fushë dy skuadra gjigante të futbollit europian, Juventus dhe Real Madrid, të cilat do të luftojnë për të ngritur trofeun e shumë dëshiruar, Ligën e Kampioneve.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e pohon se Real Madridi është favorit ndaj Juventusit për të fituar Champions League, por ai e ka një strategji sesi mund të mposhttë madrilenët.

Dua ta përsëris se Reali është favorit. Ata janë kampionët aktual të këtij kompeticioni, por ne jemi të qetë dhe kemi punuar gjithë sezonin për këtë ditë. Duhet të dimë kur të sulmojmë e kur të mbrohemi. Nëse e bëjmë saktë këtë, mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, deklaroi trajneri i Juventusit.
Sigal