Juve shpenzon 45 milionë për dyshen e Valencias?

484
Juventusi besohet se është gati të bëj një mega ofertë për dyshen e mbrojtjes së Valencias, Joao Cancelo dhe Ezeuqiel Garay.

Sipas Deporte Valenciano, Bianconerët kanë dërguar një propozim në vlerë prej 45 milionë eurosh për të dy lojtarët.

Javën e kaluar u raportua se Valencia do të pranonte 25 milionë euro për Cancelon.

Valencia pagoi 20 milionë për transferimin e Garay ng Zeniti dhe do ët pranonte të njëjtën shumë të parave për argjentinasin.

Asnjëri prej lojtarëve nuk bëjnë pjesë në planet për shitje nga trajneri Marcelino Garcia Toral, por një propozim të tillë do ta pranonte klubi për shkaqe ekonomike.
Sigal