Justin Arapaj: Rekordin e kisha menduar, por nuk ndalem këtu!

763
Notarët e Butrintit të Sarandës, i shikojë bashkë në çdo cep të pishinës së Akuadromit të Tiranës, ku për dy ditë u zhvilluan garat e Kupës së Shqipërisë në not. Por, ata bënin diferencën në ujë, dhe ai që mund të mbetet “qershiza mbi tortë”, jo vetëm për skuadrën sarandiote, por për të gjithë Kupën, ishte notari Justin Arapaj, i cili në garën 200 m stil shpinë, theu Rekordin Kombëtar me kohën 2.21.17, rekord ky që ishte vendosur para 29 vjetësh nga ish-notari shkodran Ilir Ymeri, me kohën 2.21.40. Për gazetën “Telegraf”, “Xhastin” (kështu e thërrisnin), deklaroi se ndjehet i shpërblyer nga punë që ka bërë. “Unë edhe në vitin e kaluar kam dalë kampion, dhe thyerja e rekordit kombëtar në 200 m shpinë, ishte pjesë e punës gjithëvjetore që kam bërë në Sarandë, por edhe në Gjermani ku jetoj bashkë me familjen. E kisha menduar si rekord, sepse kisha kapur kohët, dhe stërvitshëmria besoj se më bëri që të isha më i sigurt”, ishte kjo deklarata e parë e rekordmenit sarandiot, Justin Arapaj, i cili kërkon të sfidojë, kur thotë se do të ketë rekorde të tjera prej tij. “Synoj rekorde të tjera, për këtë kam besim te vetja dhe ju jap fjalën për këtë. Do ta festojmë sot (dje) me ekipin këtu në Tiranë, por edhe nesër (sot) në Sarandë besoj se po. Ja dedikoj këtë rekord Sarandës, familjes sime dhe trajnerëve”.
Sigal