Justifikohet Wilder: Ndaj Fury isha në 50% të formës

521
Sigal

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ka rrëfyer sot se në sfidën ndaj Tyson Fury, zhvilluar më 1 dhjetor në Los Anxhelos, ka dueluar jo në 100% të formës së tij. Kampioni i botës në peshën e rëndë tha se 12 javë para kësaj përballje ka thyer dorën e djathtë, pak ditë para se të niste fazën përgatitore për duelin ndaj Fury. Për këtë arsye, ai shpehet se fuqia e tij ishte në 50% të asaj të zakonshmes.

“Ju patë më të mirën e Fury ndaj meje, por isha unë ai që nuk dhashë maksimumin, pasi dueloja me një dorë në 50% të forcës së saj. Imagjinoni se çfarë do t’i kisha shkaktuar Fury nëse do ta godisja me 100% të fuqisë time, po të mos kisha atë dëmtim. Ky ishte faji im i vetëm dhe për këtë e mallkoj veten time”, u shpreh Deontay Wilder, kampion bote ne kategorinë WBC.