Jurgen Uldedaj fiton ndeshjen e parë si profesionist në Gjermani

256
Boksieri i ri në moshë, vetëm 18 vjeç, lezhjani Jurgen Uldedaj e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij në boksin profesionist, ku ka arritur fitoren e radhës dhe më të rëndësishmen për të. Gazetat Sportive Gjermane dhe TV MDR, e cilësojnë Boksierin 18-vjeçar Shqiptar, Jurgen Uldedaj, një supertalent në karrierën e boksit profesionit. Tashmë është zyrtare që Boksieri Jurgen Uldedaj është pjesë e klubit më të mirë të europës “SES Boxsing”, ku bëjnë pjesë edhe emrat të mëdhenj të boksit Europian dhe Botëror si: Robin Haxhi Krasniqi, Robert Stieglitz, Domenik Bosel, Francesko Pianeta, Michael Wallisch, Tom Schwarz., etj. Boksieri Shqiptar Jurgen Uldedaj, i cili vjen nga një eksperience e suksesshme titujsh në boksin amator në kampionatin Shqiptar, Europian dhe Botëror, mbrëmjen e së shtunës boksieri 18- vjeçar është përballur në “Dessau Arena” me boksierin Polak, 28-vjeçarin Mateusz Gatek, një boksier me eksperiencë në boksin profesionist, duke dominuar të gjitha raundet, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin dhe në raundin e dytë i shkaktoi edhe knockdown e parë. Menaxheri dhe Promotori i tij Ulf Stainforth, i cili është shpallur më i miri për vitin 2015, shprehet shumë i kënaqur për suksesin e arritur dhe për perspektivën që e pret supertalentin shqiptar me “Team Deutschland” si pjesë e klubit “SES Boxing” Gjithashtu vlerësimi i shef trajnerit të klubit Dirk Dzemski dhe trajnerit Rene Friese janë me nota shumë pozitive, për boksierin 18-vjeçar Jurgen Uldedaj. Duke parë rezultatet arritja e të riut tregojnë qartë se 18-vjeçarin e pret një e ardhme mjaft e mirë në këtë sport. Këtë e vërteton dhe kontrata profesioniste e nënshkruar me klubin e më të mirë të europës “Ses Boksing”. Jehona e fitores plotësisht të merituar të boksierit Jurgen Uldedaj në mediat gjermane ka pasur një komentim të gjerë, duke e cilësuar si një sportist me perspektivë për të ardhmen, sportist, i cili e ka të sigurt ngjitjen në karrierë për të arritur më të mirën, për t’u bërë një nga sportistët më të mirë të kontinentit.