Jurgen Klopp zgjat “martesën” me Liverpoolin deri në vitin 2024

478
Sigal

Jurgen Klopp do të vazhdojë të mbetet trajneri i Liverpoolit deri në vitin 2024. Strategu gjerman ka vendosur që të rinovojë kontratën me klubin anglez.

“Kemi vendosur për të vijuar punën e bërë deri më tani, e cila nuk ka qenë e keqe. Është një lajm i mirë për disa dhe jo i mirë për disa të tjerë. Është një klub i mrekullueshëm. Ne ndihemi si në shtëpi. Mendoj se është momenti i duhur për të vijuar. Nuk ka qenë një negociatë e vështirë.

Për mua personalisht ka qenë një synim, i cili është bazuar në njohurinë time për atë që kemi arritur deri më tani dhe atë që kemi përpara për të arritur”, deklaroi strategu gjerman.

Jurgen Klopp mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2016, duke nënshkruar një marrëveshje 6-vjeçare, teksa arriti që të ngrinte Liverpoolin në majën e Europë. Liverpooli, mban një rekord me një ecuri prej 33 ndeshje pa humbje, teksa për momentin gjendet në krye me 8 pikë më shumë se Leicester.