DORTMUND, GERMANY - APRIL 24: Head coach Jose Mourinho (R) of Real Madrid shakes hands with Head coach Jurgen Klopp of Borussia Dortmund before the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Borussia Dortmund and Real Madrid at Signal Iduna Park on April 24, 2013 in Dortmund, Germany. (Photo by Angel Martinez/Real Madrid via Getty Images)
Sigal

Jurgen Klopp ende mendon se Jose Mourinho është një trajner i jashtëzakonshëm, pavarësisht se ai është shkarkuar nga Manchester United. Largimi i portugezit erdhi pikërisht 48 orë pas humbjes ndaj Liverpoolit.  Strategu gjerman nuk i ka kursyer elozhet për të.

“Ai është një djalë shumë konkurrues dhe ambicioz, jashtëzakonisht i suksesshëm dhe mund ta imagjinoj se në muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të mira veçanërisht për të. Asnjë nuk mund t’ia heq meritat e gjithçkaje që ka fituar. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, deklaroi Jurgen Klopp.