Jurgen Klop: Bajerni ka dhënë pak, por kjo i bën të rrezikshëm

393
Sigal

Trajneri i Liverpuit, Jurgen Klop, është shfaqur i karikuar përpara ndeshjes së nesërme kundër Bajernit të Mynihut, një nga sfidat më magjepsëse të këtij turi të Ligës së Kampioneve.

“Shaqiri është stërvitur dje dhe është shfaqur mirë. Do të ndeshemi me një skuadër të fortë si Bajerni, e vlerësojmë shumë dhe për mua nuk është një sfidë personale. Këtë vit kanë dhënë më pak sesa pritshmëritë, por kjo e bën edhe më të rrezikshëm. Duam t’i fitojmë të dyja ndeshjet dhe kemi shumë rrugë për të bërë. Jam i lumtur që do të luaj një ndeshje si kjo, nëse nuk do të isha i përfshirë, do ta kisha blerë me qejf biletën”.

“Te Liverpuli jam rritur, sikundër dhe ekipi. Tani tifozët janë të bindur se mund ta mposhtim Bajernin dhe kjo është është diçka e madhe, por këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Levandovski dhe Humels? Dy lojtarë dhe dy djem fantastikë. Kam kujtime të mira prej tyre kur ishim te Borusia. Nesër do të bëjmë çmos që të mos i lëmë të shkëlqejnë. Publiku ynë duhet të na japë shtysën nga 100% në 140%”