Junajtid ka një propozim për Juventusin, i jep Pogban nëse merr Kanselon

459
Sigal

Mançester Junajtid kërkon të lërë pas shpine këtë sezon, i cili është i gjithi për t’u harruar pasi pritëshmëritë ishin të mëdha, por “Djajtë e Kuq” janë shumë larg rivalëve të Sitit dhe Liverpulit për të synuar titullin.

Gjithsesi, pas largimit të Zhoze Murinjos dhe me ardhjen e Ole Gunar Solskjaerit gjërat kanë ndryshuar dhe skuadra ka gjetur ritme fantastike duke synuar një vend në Ligën e Kampioneve. Drejtuesit më parë duhet të zgjidhin çështjen e trajnerit, por kjo nuk i ka penguar ata të vëzhgojnë për përforime.

Në listën e Mançester Junajtidit ka përfunduar portugezi i Juventusit, Zhoao Kanselo dhe, sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, “Djajtë e Kuq” kanë intensifikuar kontaktet me bardhezinjtë, që nga ana e tyre duan të rikthejnë në skuadër Pol Pogban.